U sanksionua për shkak të luftës në Ukrainë, oligarku rus i lutet BE-së

06 qershor 2022 | 22:12

Një oligark rus i ka bërë një lutje Bashkimit Europian t’i kthejë superjahtin që dikur ishte në mes të marrëveshjes më të madhe të divorcit në Britani, që ai kishte me ish gruan.

66-vjeçari Farkhad Akhmedov ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Bruksel me anë të të cilës kërkon që sanksionet ndaj tij të hiqen në mënyrë që të marrë mbrapsht jahtin luna prej 225 milionë paundësh, i sekuestruar aktualisht nga autoritetet gjermane.

Kjo nuk është hera e parë që jahti 114 metër i gjatë, me dy platforma helikopterësh, pishinë dhe mini-nëndetësen e tij është kontestuar, pasi ish-bashkëshortja e Akhmedov, Tatiana është përpjekur ta marrë atë në vitin 2018.

Aktualisht MV Luna ndodhet në Hamburg dhe autoritetet gjermane refuzojnë t’ia dorëzojnë zotit Akhmedov për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE për lidhjet me shtetin rus.

U sanksionua për shkak të luftës në Ukrainë, oligarku rus i lutet BEBE argumenton, se Akhmedov me pasurinë e tij 1 mld paund, të krijuar nga gazi siberian, është pjesë e furnizimit të makinerisë së luftës së Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dora që dikur i mbante mitralozin e lehtë në frontin…