
U shfaqën me armë në videoincizime, prangosen pesë persona në Gjakovë
18 korrik 2025
| 10:33
Policia në Gjakovë ka arrestuar pesë persona, pasiqë të njëjtin janë shfaqur me armë në disa video-incizime.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes.
“Njësitet policore pasi kanë siguruar disa video-incizime në të cilat shihen disa persona me armë, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë”.
Gjatë kontrollit tek të njëjtit, forcat e rendit kanë gjetur e konfiskuar 1 armë të gjatë, 2 pistoleta me gas dhe 2 fishekë.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.