“U tradhtuam nga Peci”, Plakolli i LDK-së tregon arsyen e prishjes së koalicionit me LV-në në Mitrovicë
Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka treguar detaje për prishjen e koalicionit qeverisës me VV-në në Mitrovicë.
Ai ka bërë me dije se në fund është tradhtuar nga kryetari i Mitrovicës, Faton Peci.
Duke folur për negociatat rreth ujdisë, ai ka treguar kërkesat e LDK-së.
“I kam bërë dy takime me z.Peci dhe kërkesat të cilat kanë qenë nga ana ime, në emër të LDK-së, kanë qenë pozita e nënkryetarit dhe dy drejtori. Po flasim për numrat që i kemi si rezultat i zgjedhjeve të 12 tetorit”, ka thënë ai për Klan Kosova.
Më pas, ai ka treguar për çka janë pajtuar të dy partitë.
“E kemi zgjedhur kryesuesin e Kuvendin, natën e së dielës, më 18 janar dhe jemi dakorduar që dy drejtori i ka LDK-ja, e ka një ndërmarrje dhe e ka pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka thënë ai, duke treguar se më pas u tradhtuar nga Peci.
“Ndodh tradhtia e parë e z.Peci, që kur del emri i sekretarit tonë në votim, asnjë nga partitë e koalicionit nuk e votojnë emrin e tij. Nuk ka shkuar propozimi zyrtar që ka shkuar nga dega. Unë e pash aty që do të kemi telashe”, është shprehur ai.



