
U varros invalidi i UÇK-së, Sadik Dakaj
19 qershor 2025
| 20:14
Sot në moshën 67 vjeçe, në varrezat e lagjes Dakaj në fshatin Caravik të Klinës, është varrosur Sadik Sylë Dakaj, pjesë e një familjeje atdhetare, pinjoll i familjes së pleqnarit dhe atdhetarit të madh Ramë Dakaj.
Sadiku, i brumosur me frymë patriotike, u ishte bashkëngjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në fillimet e saj. Gjatë luftës ka dhënë kontribut të madh për lirinë, për të cilën edhe qe plagosur.
Sadiku ishte një person i mirë dhe i fjalës, i urtë, i dashur dhe i respektuar. Ai ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundjeje të shkurtër.