U vetaksidentua para dy javësh në Brekoc të Gjakovës, 19-vjeçari vdes në QKUK

08 tetor 2025 | 22:35

Një 19 vjeçar ka vdekur sot në QKUK, në orët e pasditës.

Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e një vetaksidenti i cili kishte ndodhur para dy javësh në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

“Më datën 24.09.2025, në fshatin Brekoc-Gjakovë, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara në një vetaksident, tre persona u dërguan për trajtim mjekësor. Sot jemi njoftuar nga QKUK se njëri nga të lënduarit, i cili ishte duke u trajtuar atje, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga QKUK-ja.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror Shaqir Uka, tha se i njëjti nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve.

“Po, fatkeqësisht nuk ka mundur me i përballu lëndimet në aksident komunikacioni dhe i njëjti ka ndërruar jetë në orët e mesditës”, deklaroi Uka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka fituar më shumë kohë për…