U17-shtat zhvilluan stërvitjen e fundit para nisjes për Qipro

25 tetor 2018 | 17:34

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në fushën “Top Football” në Mazgit para nisjes për në Qipro, ku do të merr pjesë në kualifikimet e Grupit 5 për Kampionatin Evropian.

Kosova bën pjesë në grup me Skocinë, Zvicrën dhe nikoqiren Qipron. Atmosfera në kampin e Kombëtares U17 është shumë e mirë, megjithëse përzgjedhësi Besnik Kollari ka hasur paksa në vështirësi për shkak se një pjesë të lojtarëve që kishte parashikuar t’i ketë në këto kualifikime nuk do t’i ketë në dispozicion, pasi klubet e tyre nuk u kanë dhënë leje.

Ekspedita e Kombëtares U17 nesër në orën 9 të mëngjesit do të niset për në Qipro, derisa ndeshjen e parë e zhvillon më 26 tetor në orën 15:00 kundër Skocisë. Ndeshjen e dytë të përzgjedhurit e Kollarit do ta luajnë kundër Zvicrës, më 29 tetor, derisa ndeshjen e fundit kundër Qipros, më 1 nëntor.

Lista e futbollistëve: David Tobias, Rijad Bytyqi, Leuart Avdyli, Hajdin Salihu, Altin Maliqi, Valon Zumberi, Rigon Spahiu, Erdin Dushi, Ardi Ajdini, Taulant Kiçmari, Florind Lokaj, Diar Halili, Edin Huseini, Mohamed Bekaj, Milot Avdyli, Oltion Bilalli, Leurant Marmullaku, Lirim Hoxha, Veton Tusha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë person nga Deçani nuk ka shkuar për të luftuar…