
U18 dhe U16 përgaditen për garat evropiane
22 qershor 2025
| 14:02
U18 dhe U16 të Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje miqësore mes tyre në përgatitjet për garat evropiane.
U18 i meshkujve do të përballet me Hungarinë, Zvicrën, Finlandën, Estoninë dhe Çekinë.
Divizioni B i U18 te meshkujt do të organizohet nga 25 korriku deri më 3 gusht në Pitesti në Rumani
U16 meshkujt janë shortuar në Grupin C, ku do të përballen me Holandën, Kroacinë, Danimarkën, Islandën dhe Ukrainën.
U16 meshkujt marrin pjesë në Divizionin B, në Shkup të Maqedonisë Veriore. Ky kampionat organizohet nga 7 deri më 16 gusht.