Uashingtoni: Putin ka premtuar të takohet me Zelenskyn

20 gusht 2025 | 08:05

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Leavitt u pyet nga një gazetar nëse Putini premtoi të kishte një takim të drejtpërdrejtë në javët e ardhshme.

“Ai e ka bërë, dhe unë sapo iu përgjigja kësaj pyetjeje për ju”, tha ajo gjatë një konference për shtyp.

Më parë, Leavitt kishte qenë shumë më pak e prerë nëse Putini kishte rënë dakord për takimin, ndryshe nga këtë here.

“Mund t’ju siguroj se qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe administrata Trump po punojnë si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën për ta bërë të mundur këtë marrëveshje dypalëshe”, shtoi tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Burim Ramadani bëri një analizë të plotë të situatë…