Uber rikthehet në Londër

26 qershor 2018 | 22:35

Uber ka fituar prapë licencën për të operuar në Londër, pasi një gjykatë shfuqizoi ndalimin.

Transporti i Londrës ka refuzuar që ta bëjë vazhdimin e licencës pas skadimit të saj në shtatorin e kaluar, duke thënë se kjo firmë nuk ishte “e përshtatshme” për të operuar, transmeton koha.net.

Pasuar nga një seancë gjyqësore, Uberit i është garantuar licenca por është vënë në provë për 15 muajt e ardhshëm, që do të thotë ata mund ta ndalojnë nëse prapë ‘nuk është e përshtatshme’ për të operuar në Londër.

Uber kishte kërkuar një licencë për pesë vite kur u refuzua gjatë vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha,…