UÇK-JA E VËRTETË

11 korrik 2020 | 07:45

Ç’i shihja ato fytyra
Qenë ditë të vështira
Kapluar nga mynxyra
Po heronj dhe martira!

Secilin syresh rikujtoj
Të urtë e gjithë mirësi
E gjithherë a s’i nderoj
Të rënët për Pavarësi!

Jo kurrë s’duhet abuzuar
Me ata që jetën e dhanë
Për këtë shtet të bekuar
Më meritorët a nuk janë!

Rastisin diku ca mohues
Pa moral dhe mburravecë
Veç fondesh shpërdorues
Pa cipë o Zot sa mistrecë!

Por kalon një ditë furtuna
Qetësohen të gjitha retë
Kot thonë ashtu qe puna
S’ka si UÇK-ja e vërtetë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka…