UÇK-ja, ndërmarrje e përbashkët çlirimtare

01 tetor 2025 | 11:10

Berat Armagedoni

Këto ditë, kur zërat kundërshtues kundër Gjykatës Speciale të Hagës për gjykimin që po i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) po shtohen çdo ditë, nuk duhet t’i harrojmë disa përpjekje dhe reagime të hershme ndaj Gjykatës Speciale të Hagës. Pra, s’duhet të harrojmë se reagimet e para kundër Gjykatës Speciale të Hagës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) i ka nisur në mënyrë institucionale, sa ka qenë kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, ish-epror i UÇK-së, më vonë pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Përpjekjet e tij në vitin 2020, vetëm njëzet ditë pas arrestimit të krerëve të UÇK-së, për të bërë një deklaratë të përbashkët kundërshtuese ndaj gjykimit të Gjykatës Speciale, me institucione kombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë, edhe kanë gjetur mbështetje, edhe janë refuzuar. Reagimin e tij zyrtar e patën mbështetur:

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë;

Instituti Albanologjik i Prishtinës;

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë;

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup;

Instituti i Historisë i Kosovës;

Muzeu Kombëtar i Shqipërisë;

Muzeu Kombëtar i Kosovës;

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës.

Edhe pse i patën premtuar mbështetje, nuk e patën hedhur nënshkrimin në atë deklaratë:

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës;

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë;

Bibliotekës Kombëtare e Kosovës;

Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Ky vizion i tij, për këtë gjykatë speciale, ndaj së cilës sot ka reagime gjithëkombëtare, ka qenë një hap para të gjithëve, edhe para platformës “Liria ka emër” që disa vjet më vonë organizoi marsh protestues, edhe para Organizatës së Veteranëve të Luftës që organizoi protestë disa muaj më parë në Prishtinë e disa ditë më parë në Hagë e pas disa ditësh do të organizojë në Tiranë.

Ndërkohë, përpjekjen kombëtare, për t’u treguar ndërkombëtarëve se lufta e UÇK-së ishte ndërmarrje e përbashkët çlirimtare, e vazhdoi edhe më tutje, duke organizuar konferencën shkencore “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare” dhe duke botuar dhe përuruar librin me kumtesa të dhjetëra studiuesve po me këtë titull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prizrenasit përballen me Anwil-in në Poloni. Takimin e parë e…