“UÇK, UÇK”, tri shkronjat e ‘arta’ dëgjohen edhe në stadium, para përballjes Sllovaki – Kosovë
26 mars 2026
| 20:47
Kanë mbetur më pak se një orë deri te fillimi i ndeshjes Sllovaki – Kosovë.
Kjo përballje i përket gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026, teksa do të luhet në Bratisllavë.
Në stadiumin “Tehelne pole”, kanë nisur të grumbullohen edhe tifozët e të dy kombëtareve.
Më të zëshëm në këtë fillim duket të jenë ata të Kosovës, kënga e të cilëve jehon në stadium.
Ata dëgjohen duke bërtitur “UÇK” me të madhe.




