UDBASHI SHQIPTAR I KOSOVËS DHE I VISEVE SHQIPTARE NË ISH-JUGOSLLAVI
Kush ishte udbashi?
Termi udbash lidhet me bashkëpunëtorët ose agjentët e shërbimit sekret jugosllav në përgjithësi dhe serb e tradhëtar shqiptar në veçanti!
Unutrashnji Derzhavni Bezbednost, i njohur shkurt si UDB, në shqip do të thotë Sigurimi i Brendshëm Shtetëror!
Ky shërbim ishte një nga institucionet kryesore të sigurisë në ish-Jugosllavi dhe kishte për detyrë kontrollin politik, ndjekjen dhe shtypjen e kundërshtarëve të regjimit gjakatar titist!
Aktiviteti i UDB-së (Uprava drzhavne bezbednosti) ndaj shqiptarëve në Kosovë e Vise të tjera shqiptare në ish – Jugosllavi, me të drejtë është konsideruar nga shumë personalitete atdhetare politiko-patriotike e studiues të ndryshëm, por edhe dëshmi të ndryshme historike, si shumë represiv dhe totalisht i drejtuar kundër aspiratave kombëtare shqiptare!
Në Kosovë, veprimtaria e tij ishte ashpërsisht shumë shtypëse dhe shumë antishqiptare, sepse lidhej direkt me çështjen kombëtare shqiptare dhe me përpjekjet për liri dhe të drejta politike të shqiptarëve te Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të shkëputura padrejtësisht nga trungu i Shqipërisë Nënë!
Roli i UDB-ës në Kosovë dhe në Viset shqiptare në ish-Jugosllavi, ishte rrol gjakatar, torturues e vrasës!
Gjatë periudhës së regjimit të Jugosllavisë titiste, shumë shqiptar të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, përballeshin me survejim të vazhdueshëm!
UDB-a jugo-serbe dhe tradhtare shqiptare përgadiste dhe vëzhgonte arrestimet, burgosjet, denimet shekullore nëpër gjyqet antishqiptare dhe presionine gjithanshëm politik permanent!
UDB përdorte një rrjet të gjerë informatorësh dhe bashkëpunëtorësh të të gjitha shtresave, për të mbledhur informacione rreth aktiviteteve politike atdhetare, sidomos ndaj atyre që kërkonin më shumë të drejta për shqiptarët ose që mbështesnin idenë e vetëvendosjes deri ne shkëputje e bashkim me Shqipërinë Nënë!
Në këtë kontekst lindi edhe termi “udbash”, i cili përdorej për të përshkruar një person që bashkëpunonte me këto struktura, duke raportuar për aktivitetet e bashkëkombësve të tij shqiptar!
Në shoqërinë shqiptare të Kosovës, ky term mori një kuptim shumë negativ dhe u bë sinonim i tradhtisë dhe bashkëpunimit me aparatin represiv të Federatës Jugosllave dhe të Serbisë pushtuese!
Etiketimi i atij që ishte dalluar në aksione kundër patriotëve e atdhetarëve të ndryshëm si “udbash”, bëhej qëllimshëm që të kishte pasoja të mëdha shoqërore!
Udbashi nënkuptonte jo vetëm bashkëpunim me strukturat e sigurisë pushtuese serbe, por ishte edhe veprimtari tradhtie ndaj interesave kombëtare shqiptare!
Për këtë arsye, në diskursin publik dhe në kujtesën historike të Kosovës, ky term përdoret shpesh për të përshkruar të gjithë ata njerëz të zinj që punonin apo që dyshohej se kishin bashkëpunuar me aparatin pushtues serb!
Prishtinë, 29 Mars 2026!




