Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve priti në takim përfaqësuesit e Institutit të Bazelit për Qeverisje

01 tetor 2025 | 15:13

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh edhe prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Bahri Hyseni, së bashku me përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, priti në takim udhëheqësin e Institutit të Bazelit për Qeverisje, z. Stephen Ratcliffe, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtori i tij, z. Peter Willson.

Në takim morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë, z. Mats Person nga Bashkimi Evropian dhe znj. Marina Kovachic nga GIZ-i.

Diskutimet u përqendruan në të arriturat e deritanishme të Zyrës për Rikthimin e Aseteve, në bashkëpunimin ekzistues si dhe në mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi ndërmjet Zyrës dhe Institutit të Bazelit për Qeverisje.

Me këtë rast, z. Ratcliffe u zotua se Instituti i Bazelit për Qeverisje do të vazhdojë mbështetjen për Zyrën për Rikthimin e Aseteve, duke kontribuuar në ngritjen e efikasitetit dhe rezultateve të saj, sidomos në aspektin e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë së Varshavës,…