Udhëheqësit e Kosovës urojnë besimtarët për Krishtlindjen ortodokse

07 janar 2026 | 14:05

Udhëheqësit e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i kanë uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen ortodokse të mërkurën.

Ata u kanë uruar atyre dhe familjeve të tyre mbarësi dhe harmoni.

Krishtlindja ortodokse në Kosovë është festë shtetërore dhe festohet çdo vit nga besimtarët ortodoksë në vend.

“Për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks qoftë kjo festë një burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje, duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira”.

“Uroj shëndet dhe begati për secilën shtëpi! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Rreth 2.3 për qind e qytetarëve në Kosovë i përkasin besimit ortodoks, sipas të dhënave nga censusi i vitit 2024.

“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit Julian, u uroj festë të gëzuar”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai u ka bërë thirrje atyre të festojnë “në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin”.

“Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, ka shkruar Kurti.

Krishtlindja ortodokse festohet më 7 janar, pothuajse dy javë pas datës 25 dhjetor që festohet nga katolikët dhe protestantët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia botuese prestigjioze Routledge së shpejti do të botojë vëllimin…