Udhëheqësja e opozitës bjelloruse do të takohet me zyrtarin e lartë amerikan

23 gusht 2020 | 12:51

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya do të takohet të hënën  me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit Stephen Biegun në Lituani, si pjesë e përpjekjeve për të çtensionuar krizën rreth zgjedhjeve të debatueshme, tha ekipi saj për agjencinë e lajmeve Reuters.

Numri 2 i diplomacisë amerikane do të ndalet në kryeqytetin Vilnius të Lituanisë gjatë rrugës për në Moskë, ndërkohë që Uashingtoni përpiqet për një zgjidhje paqësore të krizës që do të shmangte një ndërhyrje ruse.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko po përballet me sfidën më të madhe në 26 vitet e tij në pushtet, ndërkohë që njerëzit kanë dalë në rrugë në shumë qytete bjelloruse, përfshirë kryeqytetin Minsk, prej gati dy javësh, duke protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, për të cilat ata thonë se u manipuluan për t’i siguruar presidentit rizgjedhjen.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve “Reuters”  të shtunën, zonja Tsikhanouskaya tha se e sheh veten si një simbol të ndryshimit, me rolin për të ndihmuar në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, sepse Lukashenko, sipas saj, “do të duhet të ikë, herët a vonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bjellorusia po bëhet gati sot për më shumë protesta, në…