
Udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në aeroportin ‘Adem Jashari’
Një sasi e konsiderueshme e cigareve është sekuestruar nga Dogana e Kosovës në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, të dielën në mesditë.
Lajmin e ka bërë me dije se Policia e Kosovës, e cila ka theksuar se sekuestrimi ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e “X-Rey” të aeroportit.
“Në shkuarje për në Londër është ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të ‘X-Rey’ në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare”, ka njoftuar policia.
Udhëtarja shtetase nga Shqipëria, dyshohej se përpos çantës së krahut që kishte me vete, ajo në check-in në aeroport, kishte dorëzuar edhe një valixhe në të cilën dyshohej se posedonte po ashtu pako me cigare.