UDHETIMI I PARË ZYRTAR PËR NË SHQIPËRI DHE KËNGA PËR ADEM DEMAÇIN E KËNGETARES SHYHRETE BEHLULI

27 shkurt 2026 | 13:23

Ismet Sylejmani

Nga 8 Qershori i vitit 1991 e deri më 2026 kanë kaluar 35 vite!

Udhëtimi i parë zyrtar, i cili ishte dhe mbetet historik, ishte bashkë me shokun e bashkëveprimtarin Heroin e Kombit Arif Seferi!

Me gjithëse kanë kaluar tri dekada e gjysmë, rëndësia e atij udhëtimi jo vetëm nuk zbehet, por rritet gjithnjë e më shumë!
Merr vlerë historike edhe më të madhe, por shkëlqim të përjetshëm i jep çlirimi i Kosovës nga Serbia pushtuese!

Natyrisht se kishte shumë emocione udhëtimi i parë në jetën time për në Shqipëri!

Gjatë udhëtimit kënga që më së shumti e kemi dëgjuar ishte ajo për Simbolin e Rezistencës, për të madhin e përjetshem Bacën Adem Demaçi, e kenduar nga këngëtarja e madhe shqiptare Shyhrete Behluli!

Për nderë të 26 Shkurtit të vitit 1936, në ditëlindjen e 90-të të Bacës Adem Demaçi, nderim përgjithmonë për Bacen Adem Demaçi e për Bashkëveprimtarin e Shokun tim, Heroin e Kombit Arif Seferi!

Prishtinë, 27 Shkurt 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa Klodi po bënte dush, Elijona iu afrua duke debatuar…