UEFA delegon Genc Nuzën dhe Mervan Bejtullahun në Ligën e Konferencës

30 korrik 2025 | 11:06

UEFA delegon Genc Nuzën dhe Mervan Bejtullahun si gjyqtarë kryesorë në ndeshjet e raundit të dytë në UEFA Conference League.

Nuzës i është besuar detyra për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Zilina – Rakow, e cila do të zhvillohet në stadiumin “MSK Zilina” në Zhilinë të Sllovakisë dhe do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 31 korrik, nga ora 20:30.

Ndërkaq Bejtullahu do të gjykojë ndeshjen Gyori ETO – Pyunik, e cila do të zhvillohet në stadiumin “ETO Park” në Gyor të Hungarisë. Ai do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Rrezart Hasanaj.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 31 korrik, me fillim në orën 19:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka deklaruar se liberalizimi i…