
UEFA delegon gjyqtarë nga Kosova në Ligën e Kampionëve
14 korrik 2025
| 15:20
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka përzgjedhur gjyqtarë nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e kthimit Zrinjski – Virtus, që do të luhet në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se gjyqtarë kryesor i këtij takimi që do të zhvillohet në Bosnjë e Hercegovinë, do të jetë Visar Kastrati.
Kastrati do të asistohet nga Besnik Morina e Arbnor Bullatovci kurse gjyqtarë i katërt do të jetë Valon Bajgora.
Dardan Çaka do të jetë në VAR, kurse Alban Shala në AVAR në këtë përballje që do të luhet nesër (e martë) prej orës 21:00.
Ndeshjen e parë të luajtur javën e shkuar në San Marino, e ka fituar skuadra e Zrinjskit me rezultatin 2:0.