
UEFA delegon Rita Vehapin për ndeshjen Luksemburg- Kazakistan
20 shkurt 2025
| 13:23
UEFA e ka deklaruar Rita Vehapin si gjyqtare kryesore për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve në kategorinë e vajzave, Luksemburg- Kazakistan.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emile Matrisch” në Esch-sur-Alzette, gjyqtaren Vehapi do ta asistojnë Lumturije Muhadri dhe Fitore Govori, ndërsa gjyqtarja e katërt do të jetë Festin Koxha. Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten, më 21 shkurt, me fillim në orën 19:30.