
UEFA delegon Visar Kastratin në Ligën e Konferencës
23 korrik 2025
| 11:36
UEFA delegon sërish Visar Kastratin si gjyqtar kryesor në një ndeshje. Kësaj here, Kastratit i është besuar detyra për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Hibernians – Spartak Trnava, në kuadër të raundit të dytë të garës Ligës së Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Tony Bezzina në Paola të Maltës, ku Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Granit Hyseni. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.
Kjo ndeshje do të luhet të enjten, më 24 korrik, me fillim në orën 18:00.