UEFA dënon Prestianin me 6 ndeshje pas incidentit me Viniciusin

24 prill 2026 | 16:44

Gianluca Prestianni është dënuar me 6 ndeshje pezullim nga UEFA pas incidentit të bujshëm me Vinicius Junior në Champions League.

Sipas vendimit të UEFA-s, lojtari i Benfica u shpall fajtor për sjellje diskriminuese gjatë përballjes ndaj Real Madrid, ku ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta pas ankesës së Viniciusit.

Hetimet zbuluan se, edhe pse nuk u provua një fyerje raciste, Prestiani kishte përdorur një fyerje me përmbajtje homofobike ndaj brazilianit, gjë që çoi në dënimin disiplinor.

Nga 6 ndeshjet e pezullimit, 3 janë me kusht për një periudhë dyvjeçare, ndërsa pjesa tjetër do të aplikohet në garat e UEFA-s dhe potencialisht edhe në ato ndërkombëtare, pasi UEFA ka kërkuar që dënimi të shtrihet globalisht nga FIFA.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit dhe konsiderohet si një tjetër mesazh i fortë nga UEFA kundër çdo forme diskriminimi në fushën e lojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka…