
UEFA dorëzohet, s’ka dënim për Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin
27 shtator 2021
| 23:59
UEFA ka hequr dorë nga procedurat disiplinore kundër superfuqive të futbollit siç janë Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi.
Të tre klubet u shënjestruan nga organi që rregullon futbollin evropian, pasi janë të vetmit që nuk e kanë braktisur zyrtarisht projektin e Superligës.
Sipas deklaratës, UEFA ka deklaruar se procesi është shpallur i pavlefshëm dhe se tre klubet nuk janë më nën juridiksion disiplinor.