
UEFA gjobit 13 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe Ballkanin
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Ballkani është një nga 13 klubet që kanë marrë sanksione nga UEFA për shkak të borxheve të prapambetura.
Në një deklaratë zyrtare, UEFA ka shpallur se gjatë sezonit 2024-25, këto klube iu nënshtruan procedurave para Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) për shkelje financiare, përfshirë borxhe ndaj klubeve të tjera, punonjësve dhe autoriteteve tatimore ose të sigurimeve shoqërore.
Pas vlerësimit, CFCB-ja ka vendosur masa disiplinore përfundimtare. Nga 13 klubet, 11 janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë paralajmërim për përjashtim nga garat e UEFA-s.
Ballkani të paguajë 40 mijë euro
Për Ballkanin, ende nuk është bërë publike se kujt i kanë borxhet e papaguara, por klubi do të detyrohet të paguajë një gjobë prej 40 mijë euro.
Lyoni më i ndëshkuari, pas tij Trabzonspor dhe Dinamo Batumi
Klubi më i ndëshkuar është gjiganti francez Lyon me një gjobë prej 200 mijë euro, ndërsa Trabzonspor dhe Dinamo Batumi e Gjeorgjisë e ndoqën me nga 100 mijë euro secili.
Lista e klubeve të gjobitura:
Astana (Kazakistan)
Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)
Wisla Krakova (Poloni)
Tobol Kostanay (Kazakistan)
Lincoln Red Imps (Gjibraltar)
Buducnost (Mali i Zi)
Paralajmërime për dy klubet ukrainase
Dy skuadrat ukrainase, Kryvbas Kryvyi Rih dhe Polissya Zhytomyr, kanë marrë vetëm paralajmërime, pa gjoba financiare.
Përjashtime të kushtëzuara për tre klube
Për shkak të shkeljeve të përsëritura ose borxheve mbi 90 ditë, UEFA ka vendosur përjashtime të kushtëzuara për:
Astana: Pezullim për dy sezone (2025-26 dhe 2026-27), nëse nuk paguan borxhet.
Dinamo Tbilisi dhe Dinamo Batumi: Pezullim për një sezon (2025-26), nëse vazhdojnë të mos plotësojnë detyrimet.
Këto masa synojnë të garantojnë që klubet të respektojnë rregullat financiare të UEFA-s në të ardhmen.