​UEFA gjobit sërish skuadrën polake për banerin “Kosova është Serbi”

27 janar 2026 | 08:07

Skuadra polake Lech Poznan është ndëshkuar sërish nga UEFA, pas shkeljeve të evidentuara gjatë ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës.

Komiteti i Apelit i UEFA-s ka marrë vendim për gjobitjen e klubit polak për disa parregullsi të ndodhura gjatë ndeshjes së tretë kualifikuese të Champions League. Sipas këtij vendimi, Lech Poznan është gjobitur me 10 mijë euro për shfaqjen e banerit me përmbajtje provokuese “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes së parë.

Lajmi është raportuar të hënën nga mediumi polak “kkslech.com”.

Në total, për shkelje të ndryshme të rregullave të UEFA-s gjatë kësaj përballjeje, klubi polak është dënuar me një gjobë prej 48 mijë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar…