UEFA ia heq Rusisë organizimin e finales në Ligën e Kampionëve

24 shkurt 2022 | 16:51

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon nuk do të mbahet në Rusi.

Në fakt, ndeshja më e madhe e vitit për klube është paraparë të zhvillohet në St. Petersburg. Por, pas sulmit ushtarak të sotëm të Rusisë në Ukrainë, gjithçka do të ndryshojë sa i përket finales në Ligën e Kampionëve.

UEFA e ka thirrur për të premten një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv dhe ajo do të mbahet në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 10:00.

Ende nuk dihet se ku do të zhvendoset finalja e Ligës së Kampionëve. Në këtë takim pritet të merren edhe vendime të tjera pas situatës së rëndë të krijuar në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur rreth situatës së fundit…