UEFA ka raportuar për rizgjedhjen e Agim Ademit në postin e presidentit të FFK-së

05 shkurt 2026 | 19:29

UEFA ka raportuar menjëherë për rizgjedhjen e Agim Ademit në postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas mbajtjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor.

Uebfaqja zyrtare e UEFA-s shkruan se Agim Ademi është rizgjedhur për mandatin e tretë radhazi në krye të FFK-së, duke marrë mbështetjen unanime të delegatëve në Kuvendin e mbajtur të enjten.

Ademi, i cili udhëheq FFK-në që nga viti 2018, ka siguruar kështu një mandat të ri katërvjeçar, duke vazhduar punën për zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Kosovë, nënvizon UEFA.

Tutje shtëpia e futbollit evropian ka përcjellë edhe deklaratën e presidentit Ademi pas rizgjedhjes, ku është theksuar rëndësia e besimit të dhënë nga delegatët.

“Vota e sotme është besim për mua dhe për ekipin tim, por mbi të gjitha është vlerësim për punën e bërë bashkërisht dhe përkrahje për rrugëtimin që na pret përpara”, ka deklaruar Ademi, citon UEFA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me homologun…