UEFA miraton projektin e FFK-së: Të gjitha stadiumet e Kosovës do të bëhen me reflektorë

02 tetor 2025 | 23:23

Shtëpia e futbollit UEFA e ka miratuar projektin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që të gjitha stadiumet të bëhen me reflektorë, kështu shkruan kryetari Agim Ademi.

Ademi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se vendimi u miratuar në mbledhjen e Komitetit UEFA Hat-Trick, cila u zhvillua në Kaunas të Lituanisë.

“Mbledhja e radhës e Komitetit UEFA HatTrick u mbajt në Kaunas

Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne.

Bashkë për futbollin!”, shkroi Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i ftuar në…