UEFA në dilemë për EURO 2032
Një lajm i bujshëm vjen nga Rusia në lidhje me mundësinë e organizimit të Euro 2032 nëse Italisë do t’i hiqet e drejta e mbajtjes së kompeticionit më të rëndësishëm evropian.
Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov ka bërë të ditur se vendi i tij është gati të mirëpresë Evropianin e vitit 2032 në vend të Italisë, me vendin e Apenineneve që ka si problem kryesor në këtë pikë çështjen e stadiumeve.
‘Rusia është gati të mirëpresë Euro 2032 në vend të Italisë-është shprehur Alexander Dyukov për portalin rus Sport.ru kur u pyet se cfarë do të ndodhë nëse Italia e humbet të drejtën për të pritur turneun e madh kontinental.
Ndërkaq portali rus vë në dukje se UEFA deri tani ka miratuar 10 stadiumet e propozuara, ndërkohë që i gjithë turneu mund t’i besohet Turqisë e cila është bashkëorganizatore e Italisë i Evropianit që do të mbahet pas 7 vitesh. /Tëvë1



