UEFA poston ‘Dardanët’: Fotoja favorite e javës!
27 mars 2026
| 13:08
Fitorja historike e Kombëtares së Kosovës, ndaj asaj të Sllovakisë ka marrë dhenë.
Pos gëzimit dhe entuziazmit që populli shqiptar ka ndjerë gjatë ndeshjes së të enjtes, lumturia po shkon edhe më tej.
Një ditë pas këtij triumfi, faqja zyrtare e UEFA-s në “Facebook” ka ndarë “foton favorite të kësaj jave”.
E hiç më pak, ajo foto ishte nga momenti triumfues i “Dadanëve”.



