UEFA pritet të nisë hetime të reja ndaj Cityt

18 shkurt 2020 | 19:35

Duket se hetimet rreth sponsorizimeve të Manchester Cityt nuk do të mbyllen me kaq.

Prestigjiozja “The Guardian” shkruan së fundmi se UEFA ka ndërmend të thellojë hetimet për mënyrën se si është sponsorizuar klubi anglez nga subjekte financiare me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hetimet e kryera nga Trupi i Kontrollit Financiar të UEFA-s zbuluan se Manchester City ka tejkaluar të ardhurat financiare nëpërmjet shkeljes së rregullave të sponsorizimeve që prej vitit 2016, ndërsa tani do të kryhen hetime edhe për periudhën 2012-2016 kur sheiku nga Abu Dabi Mansur mori drejtimin e Manchester Cityt. Dyshohet se ai me kompanitë e tij ka shmangur rregullat Konkurrencës së Pastër Financiare në Futboll (FFP).

Pasi u përjashtua për dy vite nga aktivitetet futbolliste evropiane, Manchester City rrezikon të penalizohet akoma më shumë nëse hetimet zbulojnë shkelje të tjera të “Qytetarëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku,…