UEFA publikon ranglistën e re të klubeve, Ballkani skuadra e parë nga Kosova

13 gusht 2025 | 13:22

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar ranglistën e re të klubeve. Kësisoj Ballkani i Suharekës është skuadra kosovare më së larti në listën e UEFA-s dhe zë pozitën e 163 me 8000 pikë të grumbulluara në katër vitet e fundit pjesëmarrje në garat evropiane.

UEFA do t’i publikojë pikët e sezonit 2025/26 pas një muaji, ku do të mësohet fati i Ballkanit nëse do të futet në grupe apo jo. Menjëherë pas Ballkanit vjen Drita, me kampionin e Kosovës që zë vendin e 190-të në ranglistën e UEFA-s me 7000 pikë. E treta nga skuadrat kosovare është Prishtina që zë vendin e 333-të, derisa gjashtë pozita më poshtë është Llapi.

Renditja e skuadrave kosovare që janë në ranglistën e UEFA-s mbyllet me Malishevën, Dukagjinin dhe Gjilanin që zënë vendet 373,374 dhe 375.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë po e përdorin ChatGPT për të kërkuar informacione…