UEFA zgjedh golin më të bukur të sezonit (video)

28 gusht 16:17

Nuk mund të kishte dyshime. Goli me roveshatë i Cristiano Ronaldës në sfidën ndaj Juventusit, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve është shpallur më i bukuri i sezonit nga UEFA.

Një perlë e vërtetë që nuk mund të kishte rivalitet. Në votimin në faqen zyrtare të UEFA-s, goli i Ronaldos mori 197 mijë e 496 vota, nga 34 mijë e 915 vota që ishin në total. Në vend të dytë u rendit goli i futbollistit të Marseillet, Dimitri Payet në sfidën përballë Leipzing, ndërsa vendin e tretë e mori një femër. Bëhet fjalë për Eva Bavarro, që shënoi një super gol në finalet e Evropianit U 17 për femra ndaj Gjermanisë. Kujtojmë që vitin e kaluar, çmimin e golit më të bukur të sezonit, e fitoi Mario Mandzukiq, ndërkohë që këtë vit është pasuar nga një tjetër futbollist bardhezi.

REZULTATI

Cristiano Ronaldo 197496 vota
Dimitri Payet 35558 vota
Eva Navarro 23315 vota

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i njohur Manu Ginobili ka vendosur të pensionohet nga…