Ujë Mokne, partner i ri i FFK-së

18 mars 2024 | 15:07

Federata e Futbollit e Kosovës ka nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme me Ujin Mokne, e cila e bënë atë sponsor zyrtar të Kombëtares së Kosovës. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga presidenti Agim Ademi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Mokne, Besart Shatri.

Ujë Mokne është një produkt i ri në treg, i prodhuar në fabrikën më moderne të rajonit, e cila gjendet në Istog. Që nga sot, Ujë Mokne është në dispozicion në treg dhe do të jetë uji, me të cilin do të freskohen Dardanët tanë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Ujë Mokne do të mbështesë Kombëtaren e Kosovës për katër vite të ardhshme, pra deri në vitin 2028.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Mokne u shpreh i lumtur dhe krenar për bashkëpunimin me FFK-në dhe shfaqi optimizmin që ky partneritet do t’i sjellë fat Kombëtares së Kosovës, derisa presidenti Ademi theksoi rëndësinë e dyanshme të këtij partneriteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitë e Kërkimit Shpëtimit – Togu i Ujërave janë vazhdimisht…