Ujëvara e Mirushës, pa asnjë pikë ujë

09 gusht 2020 | 19:57

Tashmë janë bërë disa javë që nuk ka kaluar asnjë pikë ujë nëpër ujëvarën atraktive të Mirushës.

Një qytetar ka postuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shihet ujëvara e tharë plotësisht.

Betim Sherifi thotë se ujin e ka ndalur vendosja e digës nga Komuna e Malishevës.

Por Komuna e Malishevës e ka mohuar këtë.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me zyrtarin për informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizin, i cili ka kthënë se nuk është faji i digës pasi që rrjedhja e ujit është e njëjtë si mbi liqen ashtu edhe poshtë digës.

Sipas tij Ujëvara e Mirushës është tharë edhe herë të tjera dhe kjo ndodhë zakonisht si pasojë e mungesës së reshjeve.

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike.

Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malishevës, me sipërfaqe prej 555.80.70 ha. Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Relaks në diell në mega-jahtin e tij në brigjet italiane.…