Ujëza Beqiri e pasionuar pas fotomodelizimit (Foto)

05 shtator 2018 | 11:39

Ujëza Beqiri është nga Prishtina. Ka lindur më 14 dhjetor 2008.

Është nxënëse e klasës së katërt në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

Ujëza ka qenë në Shkollën e Aktrimit në “IS STAR” që drejtohet nga aktorja Teuta Krasniqi, pastaj në balet, si dhe valltare në Shoqërinë Kulturore Artistike “Bajram Curri” te të vegjlit, ku është shpërblyer edhe me mirënjohje.

Momentalisht vazhdon kursin e gjuhës angleze “Oxford” si dhe në “Vija Models” është manekine dhe fotomodeluese.

Ujëza është një vajzë e zgjuar, e bukur dhe me shumë stil. Ajo hapat e parë i ka filluar në “Vija Models” dhe thotë se e do fotomodelizimin dhe synon të vazhdojë në këtë fushë, edhe pse e vogël në moshë.

“E dua fotomodelizimin, e bëj me shumë dashuri. Besoj se jam e prirë për këtë fushë”, ka thënë ajo për gazetën “Epoka e re”.

Ujëza thotë se në këtë dëshirë e ka përkrahjen edhe të prindërve. Ajo në faqen e saj në “Facebook” poston fotografi të realizuara në vende të ndryshme në Kosovë.

Ujëza Beqiri shpreson se një ditë do të ngjitet lart drejt suksesit të modës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elife LUZHA Një ditë të ngrohtë gushti, bashkë me Mehmet…