Ujkani: Barça e Reali ishin interesuar për Zhegrovën, por ia propozova Juventusin

03 shtator 2025 | 13:33

Barcelona dhe Real Madridi kishin shprehur interesim për Edon Zhegrovën. Për këtë siguron zëvendës-drejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.

Ish-portieri i njohur kosovar, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në futbollin italian, ka zbuluar prapaskena nga muajt e kaluar kur ylli kosovar ishte në kërkim të ndërrimit të ekipit, para se të vendoste përfundimisht për Juventusin ditë më parë.

“Së fundmi nuk e di, por muaj më parë Zhegrova pëlqehej shumë në Spanjë: Barcelona dhe Real Madridi kishin kërkuar informacione për të dhe i kishin bërë hapat e parë. Në përgjithësi, ishte mjaft i vlerësuar”, u shpreh Ujkani për mediumin italian “Tuttosport”. “Në Itali, ndërkohë, Napoli besoj që ka qenë i pari i interesuar. E në fakt, Edoni më kërkonte paksa më shumë informacione për kampionatin italian. Por, në fund nuk u bë asgjë. E tash jam i lumtur ta shoh në Juventus, ku ia këshillova lojtarin trajnerit Tudor”, përfundoi ish-përfaqësuesi i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj paraqitjes së…