
Ujkani largohet nga Torino, kalon te Empoli
31 gusht 2021
| 20:37
Samir Ujkani është transferuar te Empoli nga Tornio
Ukjani është liruar pas dy sezoneve në Torino, raporton corrieredellosport. Samir Ujkani është një portier i lindur më 5 korrik 1988. Lindur në Kosovë, në moshën gjashtëvjeçare ai u transferua me familjen e tij në Belgjikë ku filloi të luante në akademitë e të rinjve të Ingelmunster.
Në verën e vitit 2007 ai u transferua në Palermo ku bëri debutimin e tij në Serie A në 2009. Më pas u transferua në Novara, para se të kthehej për herë në Palermo, pastaj të luante në Chievo, përsëri në Palermo pastaj në Latina, Pisa, Cremonese, turqit e Çaykur Rizespor dhe në dy sezonet e fundit në Torino.