Ujkani: Mali i Zi kundërshtar i fortë, por ne duam pikë

05 qershor 2019 | 15:55

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani e vlerëson si shumë të vështirë ndeshjen ndaj Malit të Zi, por beson se skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes mund të marr pikë nga kjo ndeshje.

“Ndeshja kundër Malit të Zi është një ndeshje e madhe dhe e vështirë, por ne jemi përgatitur mirë dhe kemi punuar shumë. Atmosfera është e mirë dhe jemi në rrugë të mbarë. Por, tash mbetet që të premten ta tregojmë veten dhe të nxjerrim rezultat pozitiv. Të gjithë po punojmë për njëri-tjetrin”, ka thënë Ujkani, i cili nuk beson se Kosova mund të ketë probleme përshkak të mungesave.

Përfaqësuesja e Kosovës të premten nga ora 20:45 do të takohet me Malin e Zi në Podgoricë.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten, në Klinë nis festivali folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë…