
Ujkani shërohet nga Covidi
15 dhjetor 2020
| 07:13
Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, është shëruar nga koronavirusi. Ai tashmë është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës së Torinos në stërvitje.
Ujkani ishte i infektuar gjatë grumbullimit me Kosovën dhe ishte i izoluar në Torino.
Lajmin për shërimin nga COVID-19 e dha vet Ujkani në rrjetet sociale.
Ujkani ishte edhe i fundit i shëruar nga lojtarët që ishin pozitiv. Para pak ditësh nga koronavirusi është shëruar edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, që po ashtu u infektua gjatë grumbullimit me Kosovën në muajin e kaluar.