Ujkani vazhdon bashkëpunimin me Torinon

18 gusht 2020 | 13:24

Portieri i Kosovës në futboll, Samir Ujkani e ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Torinos edhe për një vit tjetër.

Klubi italian në faqen zyrtare ka njoftuar se Ujkani do të jetë pjesë e saj deri në qershor të vitit 2021. Është raportuar se ka pranuar të qëndrojë si portier i dytë edhe për një vit te torinezët. Portieri 32-vjeçar te Torino u transferua në shtator të vitit të kaluar dhe vetëm në fund të edicionit që përfundoi javë më parë luajti një ndeshje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Shëndetësi, Bujar Gashi, ka vizituar Qendrën Kryesore të…