
‘Ujku shigjetë’, teston ushtarët e FSK-së në kapacitete luftarake
22 tetor 2025
| 11:28
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), gjegjësisht Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore, ka zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.
Në njoftimin e FSK-së është thënë se ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.
“Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim”, ka njoftuar FSK-ja.
Përmes ushtrimeve të tilla, FSK-ja vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes.