Uk Lushi i Batalionit Atlantiku: Z. Kurti, ne nuk ishim pa emër, mos hezito ta përmendësh e nderosh UÇK-në

10 prill 2021 | 13:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në profilin e tij zyrtar në ‘Twitter’ ka shkruar për Betejën e Koshares, e cila ka rastisur të jetë në të njëjtën ditë kur Kosova shënon edhe Ditën e Kushtetutës.

Kurti në këtë postim nuk e ka përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por është referuar vetëm si “gra e burra të guximshëm”.

Kjo ka nxitur reagime të shumta. Pa reaguar s’ka qëndruar as aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtrai i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi, i cili është edhe autor i librit “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.

Aktivisti shqiptar në ShBA tutje ka thënë se të gjithë gratë dhe burrat e guximshëm kanë pasur emër dhe ai është UÇK.

“Z. Kryeministër Albin Kurti, “burrat dhe gratë e guximshme” s’janë të paemër, e kishin një emër: UÇK. Mos hezito që ta thuash, ta shkruash dhe ta nderosh EMRIN TONË MË KRENAR. Ne nuk ishim burra e gra të paemër. Ne ishim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK”, ka shkruar Lushi në kundërpërgjigjen e tij për kryeministrin Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike Shqiptare, ka zyrtarizuar profesorin Sadi Bexhetin si kandidat…