Ukë Rugova viziton kryetarin e Junikut
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur sot në takim djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputetin e zgjedhur të LDK-së, Ukë Rugova.
Lajmin e ka bërë me dije për këtë vizitë vet kryetari i Junikut.
“Sot kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të pres në takim deputetin më të ri të Kuvendit të Kosovës z. Ukë Ibrahim Rugova. Uka është djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili është jo vetëm arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, por edhe ideator dhe themelues i Komunës së Junikut. Sot në takimin tonë, Uka e ka konfirmuar që do të jetë zëri i junikasve në Kuvendin e Kosovës, si dhe do të ofroj kontributin e tij pa rezervë në shërbim të Komunës së Junikut. Faleminderit deputetit Ukë Rugova për vizitën dhe përkrahjen e tij për Junikun”, ka shkruar Shehu në “Facebook”.



