Ukraina arrin marrëveshje ushtarake me SHBA-në

03 janar 2026 | 23:03

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një marrëveshje për një plan ushtarak për modernizimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Dokumenti, i koordinuar në nivelin e Shtabeve të Përgjithshme, përcakton mekanizmat e mbështetjes, furnizimit dhe përputhshmërisë, në një moment kur Ukraina kërkon garanci të forta sigurie pasluftës, shkruan Kyiv Post.

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Andrii Hnatov, konfirmoi marrëveshjen gjatë një konferencë për shtyp.

“Bashkëpunimi bilateral me Shtetet e Bashkuara u zhvillua në nivelin e Shtabeve të Përgjithshme. Është dakordësuar një dokument ushtarak që përbëhet nga katër pjesë”, deklaroi Hnatov.

“Të gjitha këto pjesë lidhen me mënyrën se si do të ofrohet mbështetje për Ukrainën dhe Forcat e Armatosura të saj, si do të kryhet furnizimi dhe modernizimi i tyre, si dhe si do të monitorohet përputhshmëria me marrëveshjet dhe reagimi në rast të moszbatimit të tyre”, shtoi ai, raporton telegraf.

Ukraina prej kohësh ka kërkuar nga aleatët e saj një mekanizëm efektiv për modernizimin pasluftës të ushtrisë së saj, si dhe garanci të forta sigurie në rast të një agresioni të ri rus.

Ndryshe, gjatë fjalimit të Vitit të Ri, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se “marrëveshja e paqes është 90 për qind gati”, ndërsa 10 për qind e mbetur lidhet me çështjet territoriale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Zvicër…