Ukraina dhe Rusia pajtohen për këmbimin e të burgosurve

02 qershor 2025 | 16:31

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka thënë se Ukraina ka marrë memorandumin e Rusisë, duke shtuar se delegacionit do t’i duhet një javë “për të vendosur për hapat e mëtejshëm”.

Ai ka konfirmuar se të dyja palët kanë “rënë dakord të shkëmbejnë të gjithë të plagosurit rëndë dhe të gjithë luftëtarët e moshës 18-25 vjeç”.

Ai ka thënë se edhe trupat e ushtarëve të vdekur do të kthehen.

“Ne po bëjmë thirrje për punë të vërtetë për t’i dhënë fund kësaj lufte – armëpushim, veprime humanitare, takim udhëheqësish. Nëse Rusia është serioze, do të bjerë dakord. Nëse jo, duhet të pasojnë sanksionet”, ka thënë ai.

Umerov ka theksuar se ata kanë diskutuar gjithashtu një takim të mundshëm midis Zelensky dhe Putin, ndoshta duke përfshirë edhe Trump në fund të muajit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e FC Kosovës Düsseldorf, dhe kryetari i saj, Bujar…