‘Ukraina do ta fitojë luftën’, eksperti ushtarak tregon pesë fazat e agresionit rus

13 shtator 2022 | 23:14

Nën dritën e ngjarjeve të reja, ku kundërofensiva e Ukrainës po jep rezultate të rëndësishme, ekspertët paralajmërojnë se Kievi mund ta fitojë luftën.

Nicholas Drummond, një analist i industrisë së mbrojtjes dhe ish-oficer i Ushtrisë Britanike, përshkroi se si pikëpamjet e udhëheqësve dhe parashikimet për rezultatin e luftës kanë ndryshuar muajt e fundit.

Mediet britanike raportojnë se në një deklaratë, eksperti ushtarak renditi pesë fazat e luftës për pushtimin e Ukrainës:

1). Ukraina nuk ka asnjë shans
2). Ukraina do të mposhtet në fund
3). Ukraina ka arritur në një pikë që mund të negociojë me Rusinë
4). Ukraina mund të fitojë
5). Ukraina me siguri do të fitojë.

Kur trupat ruse kaluan për herë të parë kufijtë ukrainas më 24 shkurt, një fitore e shpejtë ishte ajo që Moska kishte planifikuar. Forcat ruse u përballën me një rezistencë të fortë nga një ushtri ukrainase e stërvitur mirë edhe pse më e vogël në numër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe bashkëkryetarja e “Guxo”, Donika…