Ukraina e quan taktikë urdhrin e Putinit për forcat bërthamore

27 shkurt 2022 | 17:38

Ukraina tha të dielën se urdhri i presidentit rus, Vladimir Putin, për të vendosur forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë ishte llogaritur për të ushtruar presion në fillimin e bisedimeve, porse Kievi nuk do të mashtrohej.

Duke folur në një konferencë, ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, tha gjithashtu se Rusia kishte hequr dorë nga parakushtet e saj për bisedime pasi pësoi pengesa ushtarake. Ukraina do të dëgjonte atë që Rusia kishte për të thënë, tha ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të dielën se Rusia kishte rënë dakord për bisedime në një vend në kufirin Bjellorusi pranë lumit Pripyat, i pari që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj javën e kaluar.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush do t’i përfaqësonte të dyja palët në bisedime. Mediat ukrainase thanë se Ukraina po dërgonte zëvendësin e Kulebas në takim, vendndodhja dhe koha e saktë e të cilit nuk u zbulua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmi i ushtrisë ruse në Ukrainë “mund të jetë fillimi…