Ukraina fajëson Rusinë për sulmet kibernetike

16 janar 15:30

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se kanë prova të bindshme se sulmet kibernetike të 14 janarit kanë qenë të orkestruara nga Rusia. Situata mes dy vendeve është në pikën më të nxehtë të konfliktit.

Ministria ukrainase e Transformimit digjital ka deklaruar se ka prova të bindshme se Rusia ndodhet mbrapa sulmeve kibernetike të 14 janarit.

Ukraina tha të dielën se Rusia ishte pas sulmeve masive kibernetike që rrezuan faqet kryesore të internetit të qeverisë.

Tensionet janë në pikën më të nxehtë mes Ukrainës dhe Rusisë, Kievi akuzon Moskën se ka grumbulluar mijëra trupa në kufirin ukrainas, e cila mund të çonte në një sulm të mundshëm.

Të premten, Uashingtoni akuzoi Rusinë se ka dërguar agjentë të trajnuar me eksplozivë për të shkaktuar një incident në Ukrainë, që Moska ta përdorte si pretekst për të pushtuar vendin e saj fqinj.

Ministria ukrainase, e cila deklaroi se Rusia po zhvillon një luftë hibride u bëri thirrje njerëzve që të mos frikësohen, pasi sipas saj të dhënat personale të qytetarëve janë të sigurta.

Sinkron Ministri: Qëllimi i sulmit kibernetik nuk është vetëm për të frikësuar ukrainasit, por të destabilizojë situatën në vend, duke ndaluar punën e sektorit publik dhe duke cenuar besimin e qytetarëve te autoritetet.

Kremlini hodhi poshtë të gjitha pretendimet, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov tha se Ukraina e fajëson Rusinë për gjithçka, madje edhe për motin në vendin e tyre.

Të premten, sulmet kibernetike rrëzuan 70 faqe interneti të qeverisë ukrainase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria po përgatitet që të presë në territorin e saj…